Shkupi me 650 fëmijë lypsar

Published on 06-09-2017

Shkupi si asnjëherë më parë është i mbipopulluar nga fëmijë që lypin lëmoshë nga qytetarët. Institucionet në Maqedoni ende nuk e kanë të vendosur se kujt i bie përgjegjësia për të larguar dhe për t’u kujdesur për fëmijët që lypin lëmoshë nëpër rrugët e kryeqytetit dhe qyteteve tjera në Maqedoni.

Nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale për mkd.mk thonë se detyrimi për të pastruar rrugët nga fëmijë lypës bie mbi Ministrinë për Punë të Brendshme.

Ambasada për të drejtat e fëmijëve ”Megjashi” në Maqedoni thonë se institucionet nuk kujdesen aspak dhe se nuk i kanë informacionet e sakta rreth lypësve që gravitojnë nëpër rrugët e Shkupit.

Nga MPPS dhe”Megjashi” apelojnë që këto raste të paraqiten në numrin 15 505 dhe pastaj ekipet përkujdesëse do të marrin masa.

Enjoyed this video?
lypsari-mashtrues-nga-ferizaj-zihet-n-euml-flagranc-euml-video_hd-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"