Shkupi reagon ndaj Beogradit

Published on 20-01-2017

4Serbimaqedoni

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë (MPJ) përmes rrugës diplomatike kërkoi korrigjim urgjent të emërimit të Republikës së Maqedonisë nga ana e organeve shtetërore në Republikën e Maqedonisë.

Reagimi vijoi pas paraqitjes së emërimit të Republikës së Maqedonisë me referencën dhe shkurtesën nga referenca e pikë-pagesave në Republikën e Serbisë.

“Shfrytëzimi i referencës dhe shkurtesa nga referenca në vend të emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë është në kundërshtim me marrëdhëniet e krijuara diplomatike midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë. Kjo parregullsi duhet menjëherë të korrigjohet. Besojmë se provokimi i tillë i cili i lëndon ndjenjat e qytetarëve të Maqedonisë nuk është pasqyrë e fqinjësisë së mirë. Është e papërshtatshme dhe e turpshme të emërohemi në mënyrë fyese midis fqinjve”, theksojnë nga MPJ-ja.

Enjoyed this video?
4Serbimaqedoni
"No Thanks. Please Close This Box!"