Shoku i Ali Ahmetit me poezi ofendon Ermira Mehmetin: “Si një mushkë bëri xinxë”! (Foto)

Published on 26-10-2017

Petrit Menaj, ish-ushtaraku dhe përkrahësi i BDI-së i ka kushtuar një poezi ish-deputetes Ermira Mehmeti.
Ai këtë e ka bërë pas shfaqjes së fundit publike të Ermirës në një media në Tiranë, ku ajo kishte shprehur pakënaqësi ndaj ish-subjektit të saj politik. Me këtë, Mënaj që konsiderohet edhe njeri i afërt i Ali Ahmetit ka thumbuar ish-deputeten, shkruan INA.

DY FJALË PËR ERMIRËN E TË TJERË

Eh moj Ermira Devaja
Me BDI-në moj ç’të gjeti?
Në krah ndoshta dot s’të mbajtëm
Por ke bërë ç’të deshi qejfi.

Na thuaj vall çfarë të mungojë?
Çfarë e deshe nuk e pate!
Kudo nëpër botë shkove
Edhe në vendet arabe.

Ku të deshi qejfi vajte
Nëpër botë këdo takove
Çfarë të deshi zemra bëre
Ç’të deshi shpirti shijove.

Këto gjëra kurrë si pate
Kur s’ishe me BDI-në
Ta dish ti do mbesh “ishte”
BDI-ja do të ndrijë.

Jo ishte partija jote
Por ishte njëherë një Ermirë
Që i harroj gjithë të mirat
Si një mushkë bëri xinxë.

Gjithë që hëngrët edhe çvatët
Tash e shani BDI-në
Tash që u ikën favoret
BDI-ja s’është e mirë.

Ne që edhe ndo një herë
Për fëmitë në sofër bukë
S’kemi pasur por duruam
BDI-në si ti se dhamë
Por idealin e kujtuam.

Ti që ideal nuk pate
Jetën e pate pazar
Ndaj shanë parë e mbrapsh
Edhe pret kush të të marë.

Të kujtohen gjithë këshillat
Si në Shkup dhe në Tiranë
Të erdha në parlament
Të thash: “Ermira ngadal”.

Të fola si fëminë tim
Ti dëgjova çfarë më the
Të thash ëngjëj të gjithë s’janë
Të gjithë s’ta kanë me hile.

Por ti përsëri gabonë
Mendon veten se kush je
Gjithë meritat ty ti dha
BDI-ja edhe ne.

Ne edhe Ali Ahmeti
Ti dham që jetën ndryshove
Por çudi ti që të gjitha
Mendonë se vetë i more.

D3B77E87-7D82-4431-9300-D5BB2A68157B

Enjoyed this video?
81993FFB-8D7B-4F54-829B-1F80F1F4D30E
"No Thanks. Please Close This Box!"