Shpëtojnë nga përgjegjësia tre gjyqtarët të cilët PSP kërkoi të shkarkohen

Published on 20-10-2017

Tre nga katër gjykatëset për të cilat PSP kërkoi të shkarkohen për shkak të punës së papërgjegjshme dhe joprofesionale, do të shpëtojnë nga përgjegjësia, transmeton Express.

Para pushimit vjetor, Këshilli për vërtetimin e fakteve dhe sjelljen e përgjegjësive për gjykatësit, i cili është para shfuqizimit vendosi të refuzojë iniciativat e PSP-së për tre gjykatës të cilat kanë vepruar në lëndët e PSP-së.
PSP në shkurt dhe mars kërkoi të vërtetohet se gjykatësit nga Gjykata Penale të cilët punojnë në lëndët e speciales, punën e kryejnë joprofesionalisht dhe krijojnë pengesa.
Katër gjykatëset e Gjykatës Penale për të cilat PSP kërkoi të shkarkohen janë: Tatjana Mihajllova, e cila gjykon në lëndën “Dhuna”, në të cilën i dyshuari i parë është Nikolla Gruevski, Lidija Petrovska, Aleksandra Pop Stefanija dhe Elena Ilievska-Josifoviq.
Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhoski, deklaroi se deri tek ata nuk ka arritur asnjë kërkesë nga Këshilli për vërtetimin e fakteve dhe sjelljen e përgjegjësive për gjykatësit./Express/

 

Enjoyed this video?
psp-treshja-780x439_1508487319-4273386
"No Thanks. Please Close This Box!"