Shqipëria në luftë nëse Serbia hyn në Mitrovicë? Ja çfarë parashikon presidenti Nishani

Published on 02-02-2017

Bujar Nishani

Çim Peka: Pyetja e fundit që është konkrete. Në rast se do të cenohet integriteti territorial i Kosovës, a është Shqipëria në luftë?

Nishani: Shqipëria do të zbatojë pikë për pikë çka e detyron Kushtetua e Vendit. Kur them Shqipëria, institucionet e shtetit shqiptar, të gjitha janë të detyruar ti përgjigjen Kushtetutës së vendit.

Çim Peka: Që do të thotë … Kosova është një shtet tjetër dhe Shqipëria është një shtet tjetër.

Nishani: Pikërisht pra, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë është shumë e qartë, i ka parashikuar të gjitha situate për Shqipërinë, Tiranën zyrtare, dhe institucionet shtetërore. Unë jam i bindur që kurrkush nuk do të guxojë të mos respektojë kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Unë besoj fort që rajoni do të vazhdoj në rrugën e paqtimit, besoj plotësisht. Unë besoj që rajoni ynë i ka të gjitha mundësitë për të konsoliduar respektin reciprok të fqinjësisë së mirë. Shqipëria dhe shqiptarët janë të vendosur në ruajtjen dhe kontributin e stabilitetit të rajonit të Ballkanit.

Në ruajtjen e paqes së arritur. Proceset e integrimit euro-atlantik janë procese që ndihmojnë të gjitha vendet, të gjitha popujt. Shqipëria ka treguar se është e gatshme të ulet në tryezë, të përmirësojë marrëdhëniet me vendet me të cilat nuk ka patur marrëdhënie fort të afërta, përfshirë dhe Serbinë. Jemi të gatshëm dhe e kemi demonstruar këtë që të kontribuojmë në çdo rast dhe çdo situatë. Por patjetër që në rastet e agresionit dhe kërcënimit, për fatin e mirë Shqipëria edhe si anëtare e NATO-s do të reagojë dhe do të mbrohet siç e meriton dimensioni i një vendi anëtar të NATOS dhe i një vendi të lirë dhe Sovran.

Enjoyed this video?
Bujar Nishani
"No Thanks. Please Close This Box!"