“Shuplakat” më të rëndësishme se “Sopoti”, thonë të zhgënjyer sopotasit e dënuar

Published on 29-06-2017

“Zoti mos na lashtë pa të drejtë”, “Deri çitu mo na ka ardh”…Këto janë fjalët dëshpëruese të të dëmtuarve të rastit të “Sopotit”, të cilat dalin pas konferencës së sotme të Prokurorirë Speciale Publike, e cila nuk e hapi rastin e Sopotit, edhe në prag të përfundimit të mandatit të saj.

Tashmë 11 të dënuarit e këtij rasti të montuar, janë krejtësisht të dëshpëruar nga puna e prokurorisë speciale publike, por edhe nga premtimet e kryeministrit Zoran Zaev. Sylejman Sylejmani, ose siç e thirim të gjithë, Baca Syl, tashmë flet hapur duke thënë se arsyeja mund të jetë për shkak se ngjarja ka ndodhur në kohën kur  LSDM-ja ka qenë në pushtet.

“Në kohën e SDSM-së ka ndodh”, thotë për Tv Shenja, Baca Sylë i dënuar i rastit të “Sopotit”.

Ndërsa Samet Lutfiu thotë se ndjehen të nënçmuar kur shohin se Specialja cilave raste ju jep përparësi.

“Prit mos po bohet e mira, e ajo veç ma e keqe, më i vlefshëm një mercedes 600 mijë euro, sesa 11 banorët e sopotit që kanë vuajtur 11 vjetë burg në Idrizovë, merre ti me mend, edhe ata shuplakat e atij Zhernovskit e ku ta dijë unë”, deklaroi Samet Lutfiu, i dënuar i rastit të “Sopotit”.

Sopotasit thonë se asgjë nuk ka ndryshuar për ta, edhe pse bombat e Zaevit dëshmuan pafajësinë e tyre. Dhuna psikike dhe malltretimet e vazhdueshme vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Ata thonë se ka ardhur koha që të marrin masa vet.

Kryeministri Zoran Zaev, në bombat e tij publikoi bisedë telefonike mes ish-ministres së brendshme Gordana Jankullovska dhe ish-drejtori të DSK-së Sasho Mijallkov ku flasin për pafajësinë e 11 të dënuarve të “Sopotit”.

Enjoyed this video?
screenshot-16_1498747885-6050154
"No Thanks. Please Close This Box!"