Si të mbrohemi nga i nxehti i korrikut?

Published on 10-07-2017

Si të mbrohemi nga i nxehti i korrikut

Në këto temperatura të larta që po mbretërojnë në Kosovë rreziku nga vapa shtohet, ndaj qytetarët këshillohen të ndërmarrin ca masa paraprake që të ruhen nga të nxehtit e madh.

Qytetarët këshillohen të mbrohen nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, të shmangin dalje në ambient të hapur nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

Pastaj, të mbajnë veshje të lehtë, syza mbrojtëse dhe kapelë, të konsumojnë ushqim të lehtë dhe pije.

Të kenë kujdes në përgatitjen dhe konsumimin e ushqimit, të shmangin prodhime të përgatitura termike, si për shembull majonez prej vezëve shtëpiake dhe me kujdes të konsumojnë akullore dhe kremra të ndryshëm, të konsumojnë sasi më të madhe të lëngjeve, më mirë ujë dhe të shmangin pije alkoolike, përcjell klan kosova.

Rekomandohet që gjatë këtyre ditëve të nxehta të qëndrohet në ambiente të mbyllua kryesisht të klimatizuara, ndërsa kur është e nevojshme të dalin jashtë gjatë kësaj periudhe kohore, të gjejnë mundësi për pushime më të shpeshta nën hije.

Janë të mundshme infeksione gastro-intestinale dhe intoksikacione me ushqim. Infeksionet nga ushqimi, shkaktohen nga salmonela, shigela etj, si në higjienën e ulët personale, nga ushqimi jo mirë i përgatitur me perime, ushqim jo mirë i përgatitur ose jo mirë i konservuar si:; mish, vezë, sallame, fruta deti, qumësht, salla etj.

Enjoyed this video?
Si të mbrohemi nga i nxehti i korrikut
"No Thanks. Please Close This Box!"