Skamja, përditshmëri në familjen Saliu

Published on 13-02-2017

saliu

Me të hedhur një hap brenda kësaj shtëpie fillon të ndjesh të ftohtin dhe lagështin ndërsa myku ka prekur të gjitha muret e saj. Në këto kushte mjerimi jetojnë 5 anëtarët e familjes Saliu nga Shkupi, mes të cilëve 26-vjeçarja Nurtenja me epilepsi dhe vogëlushja 5 vjeçare Medina. Ajo që kujdeset për të gjithë anëtarët e shtëpisë është 22-vjeçarja Azra Saliu, nëna e Medinës. Mes lotëve rrëfen se çdo ditë e kalojnë duke pritur ndihma nga njerëzit human.

” Vështirë është për të gjitha, fillimisht për shtëpinë e pastaj për ushqim. Shumë vështirë e kemi kaluar, tepër vështirë, kush ka pas na ka ndihmu për dru, për shkak të ngricave kemi qenë pa ujë, prej të fqinjët kemi marr. Sa ishte baba gjallë ja bëjke pak më ndryshe, sillte në shtëpi, tash pa babë pa vëllezër, vetëm katër motra jemi. Vetëm dy dhoma t’i kemi dhe një banjë, më shumë nuk do të kisha dashur. Ka nevojë për pampersa, për krejt, kur kemi i blejmë kur nuk kemi nuk i marim ” – apelon Azra Saliu.

Nevojat për këtë familje janë të shumta por ajo më urgjente është rindërtimi i shtëpisë për të cilën vazhdimisht Medina ëndërron dhe bën apel.

“E dua vetëm një dhomë për të mësuar dhe për të ndenjur..s’kam as tesha për me vesh, kurgjë . Çka të pëlqen më shumë prej ushqimit? Pashtetë. Këtu ku jemi tu jetu shumë ftoftë është e këmbët po më lagen, po mërdhihem prej ftohtit” – thotë njëra nga vogëlushet.

Shtëpia në të cilën jeton kjo familje rrezikon të shembet për shkak të dëmeve që pësoi edhe nga tërmeti i vitit të kaluar. Në të nuk ka kanalizim e as ujësjellës. Asnjë nga elementet e teknikës së bardhë nuk punojnë. Familja Saliu nga Shkupi do të vazhdojë të jetojë si në mesjetë me shpresën se ndonjëherë ëndrra e Medinës së vogël do të bëhet realitet transmeton Alsat-M përcjell LajmTV.

Të interesuarit që dëshirojnë të ndihmojnë këtë familje mund të kontaktojnë në numrin e telefonit:

071/642-941

Azra Saliu, Teneqe Mëhallë, Shkup

Enjoyed this video?
saliu
"No Thanks. Please Close This Box!"