Skandali i qeverisë Zaev-Ahmeti-Sela: Ja çka i premtojnë Vuçiqit

Published on 25-08-2017

Qeveria nuk tregon nëse Zaevi ka premtuar neutralitetin e Maqedonisë për hyrjen e Kosovës në UNESCO

Në pyetjen nga Netpres, se a është kjo e vërtetë, zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski u përgjigj: ”E keni qëndrimin tonë zyrtar”.

Pas informacionit të postuar nga agjencia serbe e lajmeve ”Tanjug”, se kryeministri Zoran Zaev, në Samitin e iniciativës të Berlinit, që u mbajt në qytetin e Triestes në Itali, i ka premtuar kryeministres serbe, Ana Brnabiq, se Maqedonia do të jetë e përmbajtur në votimin për pranim të Kosovës në UNESCO. Qeveria as e demantoi, por as e vërtetoi këtë lajm.

”Ai më premtoi se shteti i tij do jetë i përmbajtur në votimin për pranim të Kosovës në UNESCO, dhe në këtë moment për mua kjo është me shumë rëndësi, liderët e rajonit të mbajnë fjalën e vet”, ka deklaruar Brnabiq.

Në pyetjen nga Netpres, se a është kjo e vërtetë, zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski u përgjigj: ”E keni qëndrimin tonë zyrtar”.

Qeveria para dy ditësh doli me lajmërim zyrtar, se për vendimin se si do votojnë për pranimin e Kosovës në UNESCO, do udhëhiqen nga pozicionet që do marrin shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

”Republika e Maqedonisë krijon marrëdhënie miqësore me të gjitha shtetet fqinje. Kur ekzistojnë çështje të hapura sensitive midis dy fqinjëve tanë, Qeveria e Maqedonisë do t’i ndjekë interesat e shtetit, të bazuara mbi principet e fqinjësisë të mirë dhe zhvillimin e bashkëpunimit rajonal, neutralitetit dhe mospërzierje në mosmarrëveshjet midis shteteve.

Sa i përket votimit për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, Qeveria do t’i ketë parasysh qëndrimet që do të marrin shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Në kundërshtim me këtë, Zaevi në maj të këtij viti, në një deklaratë për TV Prva-n serbe, në pyetjen se si do të votojë Maqedonia për pranimin e Kosovës në UNESCO, u përgjigj shkurt ”neutrale”.

Enjoyed this video?
zaev-vucic_1503650716-9903528
"No Thanks. Please Close This Box!"