Skandaloze: Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Zaevit e quan UÇK’në organizatë terroriste (DOKUMENT)

Published on 06-06-2017

Kryeministri i ri i Maqedonisë Zoran Zaev, në mbledhjen e parë të Kabinetit të tij qeveritar, mes tjerash, zgjodhi edhe sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, dhe ky është Dragi Rashkovski, për të cilin u tha se vjen nga Fakulteti Juridik i Shkupit.

Ajo që nuk u tregua me këtë rast, është se Rashkovski ka qenë një kundërshtar i spikatur i intervenimit të NATO-s për çlirimin e Kosovës nga pushtimi ushtarako-policor i Serbisë së Sllobodan Millosheviqit.

Nga një dokument që i ra në dorë Gazetës Express, Rashkovski, në një hartim si student i Fakultetit Juridik, sulmon faktorin ndërkombëtar, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe për përkrahje të shqiptarëve në Maqedoni gjatë konfliktit të vitit 2001. Në këtë shkrim, sekretari i ri i përgjithshëm i Qeverisë së Zaevit, Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare e quan “organizatë terroriste”.

Në të njëjtin shkrim, ai kategorikisht kundërshton anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Në vazhdim shkrimi i plotë i Rashkovskit gjatë studimeve në Fakultetin Juridik në Universitetin shtetëror të Shkupit, i titulluar “JO PËR NATO-n”./Gazeta Express/

 

Enjoyed this video?
rashkovski_1496690980-3772682
"No Thanks. Please Close This Box!"