SKANDAL/Uji që e blejmë mbushet në përrua

Published on 21-03-2017

SKANDAL

Dy fabrika që tregtojnë ujë të ambalazhuar në shishe plastike e mbushin atë në përrua. Fiks Fare ka zbuluar abuzimin e rëndë me ujin e pijshëm në zonën e Elbasanit.

Dy fabrikat janë ngritur në fshatin Dëstil të Elbasanit, që ndodhet rreth 11 kilometra larg qytetit. Bëhet fjalë për ujin “Bukaniku” dhe “Shpati”. Gjatë verifikimit rezultoi se jo shumë larg ndërtesave të këtyre fabrikave, ndodhet një përrua. Në vende të ndryshme të përroit janë instaluar tubacione plastike, nëpërmjet të cilëve merret uji në përrua dhe më pas dërgohej në një depozitë të vogël.

Nga depozita, po me tubacione plastike, uji dërgohet në fabrikë, me qëllim që sasia e prurjes së ujit të jetë sa më e madhe. Ndërkohë, në pikën e rrjedhës së ujit në përrua nuk ka asnjë gërmim, duke i lënë kështu mundësi ndotjes së ujit.

Jo rrallëherë në përroin e fshatit kullosin bagëti e për pasojë fare pranë vendit ku uji devijohet për në fabrikë, gjenden bajga të bagëtive dhe gjurmë që tregojnë se në të njëjtin vend shuajnë etjen edhe bagëtitë.

Kompania “Bukaniku”: I kemi marrë 2 gjoba , duhet të ndërrojmë ambient

Gjatë vëzhgimit në fabrikën e kompanisë “Bukaniku”, që ndodhet rreth një kilometër larg, dyshemeja e fabrikës është pothuasje e përmbytur nga uji. Tavani i ndërtesës është i arnuar me plasmas dhe rrjeta të ndryshme sintetike. Ndërsa ambalazhet e bidonëve plastikë, disa të mbushur e disa në pritje për tu mbushur me ujë, janë në afërsi të mbeturinave plastike të fabrikës.

Fabrika është pothuajse e tëra e amortizuar, ndërsa një nga makineritë, që shërben për ngjitjen e stampave të ujit, ka dalë jashtë funksionit. Në vend të kësaj makinerie, punëtorët përdorin në mënyrë artizanale një tenxhere uji.

Gjatë një bisede me gazetarët e Fiks Fare, pronari i fabrikës thotë se uji vjen me rrjedhje të lirë.

“I kemi porositur makineritë e reja, pasi makineritë ekzistuese janë copë-copë. Makineritë aktuale janë jashtë standardit dhe për këtë kemi bërë edhe procesverbal, pasi jemi në ikje. Në këtë gjendje po bajmë 3–4 vite, por me ujë furnizojmë vetëm Elbasanin”, u tha ai gazetarëve të Fiksit.

Gjithashtu ai tregoi se ka katër punëtorë gjithsej. “Uji që vjen në fabrikë nuk preket me dorë, jemi kështu hë për hë. Deri tani kemi marrë dy gjoba. Para dy ditësh e panë edhe ata të analizave të ujit nga Tirana. Ndërsa ata na thanë o mbylle, ose ndrysho ambientin.

Përsa i përket kushteve të lagështirës, ne jemi mësuar. Ndërsa ambienti është i papërshtatshëm dhe do ta ndryshojmë”, tha pronari.

Kompania “Shpati”, shishet e mbushura me mbeturina përtokë

Pak metra më tutje në drejtimin jugor ndodhet edhe fabrika e ujit “Shpati”. Në këtë fabrikë është një punëtor, i cili kryen të gjithë punët, që nga prodhimi i shisheve, mbushja e tyre dhe deri te ngarkimi në kamion. Në këtë fabrikë edhe pse duket se makineritë janë më te reja, në të gjithë hapësirën e kësaj fabrike ka ambalazhe dhe shishe plastike të mbushura e mbeturina.

Sipër mbi shishet e mbushura me ujë janë të vendosur thasë më lëndë të parë, që prodhohen nga shishet plastike. Sipas punonjësit fabrika është në punim e sipër.

Që jetojmë në Shqipëri jetojmë, po gjithkush ka detyrat e veta”, thotë punonjësi, të cilin e gjetëm duke prodhuar shishe gjysmë litërshe, i cili nuk ishte i veshur me rroba pune dhe nuk mbante doreza. Sipas tij “dorezat shkrihen, pasi është nxehtë dhe nuk punohet me to”. Ndërkohë që çdo shishe që ai prodhonte, i fuste gishtin brenda për të bërë të mundur nxjerrjen e shishes nga makineria e vendosjen e saj në një thes që e ka pranë makinerisë.

1490041204fixok 12219478_904019232985823_3967485482085156024_n-263x350 1490041323_fix21490041337_fix41490041316_fix1

Enjoyed this video?
SKANDAL
"No Thanks. Please Close This Box!"