Societadi kërkon Januzajn, Klubi bask gati të nisë bisedimet me Man. United

Published on 12-06-2017

Societadi kërkon Januzajn, Klubi bask gati të nisë bisedimet me Man. United

Adnan Januzaj kaloi një sezon me shumë probleme tek Sanderlendi megjithatë ekzistojnë ende klube që dëshirojnë shërbimet e tij. Mediat në Spanjë raportojnë se Real Societadi është gati të nisë bisedimet me Manchester United për të afruar në skuadër 22 vjeçarin nga Istogu i Kosovës.

Adnan Januzaj mbetet ende i kërkuar në merkato, ose të paktën ekziston ende një klub që dëshiron shërimet e tij. Duke iu referuar të përditshmes prestigjoze spanjolle “Marca” Real Societadi është gati të nisë bisedime konkrete me Manchester United për të afruar në skuadër 22 vjeçarin.

Mësohet se trajneri Eusebio Sacristan e ka dhënë aprovimin e tij për këtë transferim të mundshëm dhe drejtuesit e klubit bask kanë nisur të lëvizin për të konkretizuar kalimin e Januzajt nga “Old Trafford” në San Sebastian. Djaloshi nga Istogu ka një kontratë e cila e lidh edhe për një vit me Manchester United, por hapësirat për të tek klubi i njohur anglez janë të limituara për të mos thënë që nuk është aspak në planet e trajnerit Jose Mourinho.  Në këtë mënyrë pritet që edhe United të jetë i hapur për të dëgjuar ofertën e Real Societadit.

Januzaj po kalon një periudhë të vështirë në karrierë dhe pas aventurës negative me ngjyrat e Dortmundit, sezonin që sapo u mbyll luajti i huazuar tek Sunderlandi, por edhe me “black cats” pavarësisht se zbriti në fushë në 25 ndeshje nuk ofroi paraqitje mbresëlënëse nën drejtimin e trajnerit që e aktivizoi për herë të parë tek Manchesteri, David Moyes.

Kujtojmë që 22 -vjeçari pavarësisht përpjekjeve të mëdha fillimisht të Shqipërisë e më pas edhe  të Kosovës, asnjëherë nuk pranoi të përfaqësonte ngjyrat e asnjërës prej kombëtareve, por vendosi të provonte shanset me Belgjikën, zgjedhje që deri më tani ka rezultuar e dështuar, pasi Adnan Janzuaj as nuk përfshihet në listën e përfaqësueses belge.

Enjoyed this video?
Societadi kërkon Januzajn, Klubi bask gati të nisë bisedimet me Man. United
"No Thanks. Please Close This Box!"