Sot 2 vjet nga luftimet në Kumanovë, vazhdojnë dyshimet për skenar të montuar

Published on 09-05-2017

Sot mbushen dy vjet nga incidenti mes grupit të armatosur dhe policisë së Maqedonisë, ku 8 policë dhe 10 pjestarë të grupit u vranë, dhjetëra të tjerë u plagosën, ndërsa 30 pejstarë të grupit që përbëhej kryesisht nga shtetas të Kosovës u arrestuan.
Për dy ditë radhazi lagja ishte një arenë lufte, ndërsa për disa orë banorët lokal kishin qenë dëshmitarë të një tmerri të vërtetë, derisa ishin evkuuar me asistencë të policisë dhe OSBE-së.

Në opinion u ngritën shumë dyshime për këtë rast. Familjarët e pjesëtarëve të grupit të armatosur, politikanë, analistë dhe figura të ndryshme publike ngritën dyshime se bëhet fjalë për një skenar të përgatitur nga shërbimet sekrete dhe ish Qeveria e Maqedonisë.

Me akuza të njëjta janë paraqitur edhe pjesëtarët e arrestuar të grupit, ndaj të cilëve aktualisht zhvillohet proces gjyqësor në Gjykatën Penale në Shkup. Ata akuzohen për terrorizëm, ndërsa para trupit gjykues kanë thënë se në Maqedoni kishin ardhur për të mbrojtur shqiptarët e këtushëm nga skenaret që po përfliteshin për incidente të mundshme.

Familjarët e pjestarëve të vrarë dhe të arrestuar në ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë, kanu akuzuar edhe figura politike shqiptare, gjeqësisht drejtuesit e lartë dhe vetë kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

“Këto e kanë pas të përgatitur…kjo ka qenë trahdëti prej këtu (Kosovë) dhe prej atje (Maqedoni). Tradhëti nga udhëheqësit e Maqedonisë. Mua po më intereson populli shqiptar që kanë qenë udhëheqës, si kanë punu me ata duke e ditur se ata janë duke punuar zi e terr për popullin shqiptar. E kjo mua po më brengos, se djalin mua ma kanë vra, por po më dhimbsen tash këta njerëz që janë nëpër burgje, janë duke i rreh dhe duke i malltretu”, tha Osman Ndrecaj, babai i të ndjerit Mirsad Ndrecaj.

“Unë mendoj që ndoshta e kan ndje një obligim moral për arsye se shumë ushtarë të tij sot gjenden në burgje, dhe Marrëveshja e Ohrit e cila është shkel me dy këmbët bga pushteti maqedon po edhe nga “bartësit” e luftës së 2001-shit të cilët kanë flejtë mirë e rehat në Prizren por jo që kanë qenë në vijën e frontit. Aliu i ka ministrat e vet në Qeveri. Ditën e 9 majit ka qenë zv/ministri i Brendshëm, më duket Zemri Qamili mos gabofsha, dhe se kuptoj Ali Ahmetin se si del dhe thotë ‘Jemi pjesë e luftës’”, tha Xhafer Ukshini, vëllai i Komandant Sokolit.

Ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Lagjen e Trimave të Kumanovës u zhvilluan në një atmosferë kur vendi ishte në krizë të thellë politike. Në atë kohë lideri i opozitës së atëhershme maqedonase, Zoran Zaev, publikonte përmbajtje nga bisedat e përgjuara ilegalisht të njohura si “bombat” e Zaevit. Disa dite pas këtij incidenti, ish ministrja e policisë, Gordana Jankullovska dhe ish drejtori i drejtorisë për siguri dhe kundër zbulim, Sasho Mijallkov dhanë dorëheqje nga postet e tyre. /SHENJA/

Enjoyed this video?
ku
"No Thanks. Please Close This Box!"