Sot fëmijët në Shkup do të performojnë në organizimin edukativ për ajrin e ndotur

Published on 26-12-2016

4

Performanca edukative e fëmijëve: “Qyteti lutet: më keni zënë frymën, më dhemb!” e cila si temë e trajton problemin e ndotjes së ajrit, do të mbahet sonte në ora 19:00 në kinemanë Frosina.

Muzika është në organizim të komunitetit eko-aktivistëve “Shkupi Smoke Alarm”, e mbështetur nga OJQ “Eko Vetëdije” dhe në bashkëpunim me qendrën edukative për fëmijë dhe të rinjtë “Kolektivi Mulli me Erë”.

Qëllimi i këtij organizimi është që të rrisë nivelin e ndërgjegjësimit për pasojat e ndotjes së ajrit. Fëmijët me anë të paraqitjeve do të dërgojnë një mesazh për ata që janë përgjegjës se shëndeti është gjëja më e rëndësishme në botë.

Projekti është i financuar nga Ambasada Amerikane në Maqedoni dhe është zbatuar nga “Eko Vetëdije” dhe organizata partnere.

Enjoyed this video?
4
"No Thanks. Please Close This Box!"