Sot në Kuvend do të mbahen dy seanca

Published on 29-06-2017

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do t’i mbajë dy seanca. Në rend dite të seancës së shtatë të caktuar për në orën 11:00 është Propozim-vendimi për ndryshimin e Vendimit për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të vëllimit të rritur të hyrjes së emigrantëve përmes territorit të Maqedonisë.
Pas përfundimit të seancës së shtatë do të vazhdojë seanca e pestë në të cilën deputetët do t’i shqyrtojnë raportet vjetore të më shumë institucioneve për vitin 2016.

Në mesin e tyre janë raportet e Komisionit shtetëror për vendimmarrje në shkallën e dytë në sferën e mbikëqyrjes inspektuese dhe për procedurë kundërvajtëse, të Komisionit shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë të marrëdhënies së punës në shkallën e dytë, të Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale, të Komisionit për mbrojtjen e së drejtës së qasjes së lirë deri tek informacionet me karakter publik./Gazeta Express/

Enjoyed this video?
sob-new_1498724230-8087672
"No Thanks. Please Close This Box!"