Spanja ka rezervuar hotelin në Shkup për ndeshjen ndaj Maqedonisë

Published on 05-05-2017

Spanja ka rezervuar hotelin në Shkup për ndeshjen ndaj Maqedonisë

Përfaqësuesja e Spanjës në futboll sërish do të jetë mysafire në Maqedoni, më 11 qershor, kur këto dy kombëtare do të luajnë ndeshje eliminatore për botërorin në Rusi në vitin 2018.

“Furia e kuqe” ka rezervuar hotelin në Shkup, ndërsa interesante është se aranzhimin ia ka bërë një agjension nga Qipro. Spanjollët do të vendosen në hotelin Aleksandar Palace në Shkup. Ata janë lider në grup, ku pas 5 javësh kanë 13 pikë, sa edhe Italia. Në ndeshjen e parë Spanja deklasoi Maqedoninë në Granada me rezultat 4-0./lajm

Enjoyed this video?
Spanja ka rezervuar hotelin në Shkup për ndeshjen ndaj Maqedonisë
"No Thanks. Please Close This Box!"