Spektakël i Ronaldos, Reali në gjysmëfinale – gola, penallti e karton të kuq në përballjen e gjigantëve (Video)

Published on 18-04-2017

ronaldo

Real Madridi ka kaluar në gjysmëfinale duke e eliminuar Bayernin pas kohës shtesë me rezultat të përgjithshëm 6-3.

Ndeshja e zhvilluar në Santiago Bernabeu pas 90 minutave u mbyll ën të mirë të Bayernit 2-1, duke e dërguar ndeshjen në vazhdime.

Pas 120 minutave mbretërit e rikthyen rezultatin në 4-2 .

Bayern Munich e nisi më mirë takimin duke tentuar dy herë të shënojë që në fillim.

I provoi Thiago Alcantara e pastaj edhe Arjen Robben, por nuk arritën të qëllojnë në portë. Reali provoi me Carvajal dhe me Ramos në pjesën e parë, por që u mbyll me rrjeta të paprekura.

Pjesa e dytë e kishte rezervuar të gjithë spektaklin.

Bayerni e filloi furishëm pjesën e dytë me një rast shumë të mirë nga Arjen Robben, por që topin e ndali Marcelo nga vija e portës.

Holandezi arriti të merr një penallti në minutën e 51-ta, pas një ndërhyrje të Casemiros.

Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Lewandowski.

Bavarezët nuk u ndalën dhe menjëherë pas dy minutash kishin një rast të mirë me Vidal, por që nga një pozitë ideale nuk arriti të shënojë.

Madrilenët arritën të kundërpërgjigjen me Ronaldon që shënoi një gol të bukur pas asistimit të Casemiros në minutën e 76-të.

Pa mbaruar mirë festa Bayern me një aksion të shpejtë arriti ta kthej rezultatin në favor.

Një lojë e ndërprerë nga mbrojtja e Realit, topin e dërgon në portën e Navas.

I pafat ishte Ramos që kësaj radhe shënoi në portën e tij.

Bayern dhjetë minutat e fundit u desh t’i zhvillojë pas një lojtarë pasi Arthuro Vidal la fushën pas dy kartonëve të verdhë.

Deri në fund të kohës së rregullt nuk kishte gola dhe ndeshja shkoi në vazhdime.

Bayerni me një lojtarë më pak u munduan të reagojnë, por Reali Madridi kishte komoditetin e një lojtari më shumë.

Cristiano Ronaldo shënon për 2-2 me kokë pas një asistimi të Ramos. Bavarezët protestuan për pozitë jashtë lojës, por e kotë.

Në një kundërsulm të udhëhequr nga Marcelo, Ronaldo kompletoi het-trikun në këtë ndeshje për ta dërguar Reali në avantazh për 3-2.

Asensio në fund shënoi një gol të bukur me solo aksion për t’i vendosur shifrat përfundimtare 4-2.

Real Madridi kaluan tutje me rezultat të përgjithshëm prej 6-3. /Telegraf/

Enjoyed this video?
ronaldo
"No Thanks. Please Close This Box!"