Starton Lajm.TV, intervistë ekskluzive me Kim Mehmetin26:55

  • 2,650 views
Published on 15-10-2016

Të rrallë janë intelektualët shqiptarë që mund të japin diagnozën e saktë për zhvillimet në Maqedoni, sikurse shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti. Për këtë arsye, Lajm.tv, si projekt i ri i kompanisë mediatike “Lajm”, ka vendosur që intervistën e parë ta zhvillojë me Mehmetin, për të biseduar dhe analizuar nga këndvshëtrimi i tij origjinal zhvillimet aktuale në skenën politike në Maqedoni. Si i komenton Mehmeti zgjedhjet që po afrohen të 11 dhjetorit? Si i komenton zhvillimet në kampin opozitar shqiptar? Cilat janë relacionet e tij me Lëvizjen Besa dhe  a është lider shpirtëror i këtij subjekti, siç shkruajnë mediumet? A mundet të manipulohen zgjedhjet e ardhshme nga pushteti dhe a mund të blehet vota e shqiptarëve? Këto ishin vetëm disa nga pyetjet të cilat ia parashtruam Mehmetit, në këtë intervistë ekskluzive. Intervistën e plotë, mund ta përcillni në videon në vijim:

Enjoyed this video?
"No Thanks. Please Close This Box!"