Stërmbesa e Enver Hoxhës feston ditëlindjen, ky është urimi prekës i nënës së saj!

Published on 23-10-2017

Për këngëtaren Rezarta Shkurta dita e sotme është padyshim një nga më të lumturat në jetën e saj, pasi si sot 4 vjet më parë vogëlushja e saj Hera erdhi në jetë.

Përmes disa postimeve të Instagram ajo ka treguar emocionet e kësaj dite duke shkruar: “Me duket sikur dje mora vesh lajmin qe nje princeshe do te vinte ne jeten tone, akoma kam ne buzet e mia shijen e puthjes se pare. Te duam engjelli jone! Hera bebja ime e vogel , sot 4 vjec,”-përfundon Rezarta shkrimin e saj bashkangjitur me një foto të Herës kur ishte ende foshnje.

Gjithashtu përmes Instastories ajo ka treguar se pas orës 12, Hera ka hapur dhuratat e saj të shumta dhe gjithashtu ka shijuar edhe tortën me fytyrën e Minit, një nga personazhet më të njohura të filmave vizatimorë.

Vogëlushja është frut i martesës e Rezartës me nipit e diktatorit të ndjerë Enver Hoxha, Ermali, i cili aktualisht gjendet në burg për shkak të akuzave për trafikim droge.

Ndërkohë sa i përket karrierës muzikore nuk dihet nëse Shkurta do të sjellë ndonjë produksion të ri muzikor, pas këngës dedikuar bashkëshortit apo do të vijojë të jetë e fokusuar në biznesin e saj./Gazeta Express/

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/roze/stermbesa-e-enver-hoxhes-feston-ditelindjen-ky-eshte-urimi-prekes-i-nenes-se-saj-451467/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Enjoyed this video?
df_1508742107-3822819
"No Thanks. Please Close This Box!"