Stoltenberg e jep sinjalin e parë për Maqedoninë

Published on 17-09-2017

Në letër, kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ai mirëpriti kërkesën e vendit tonë për t’u
bashkuar me këtë program, dhe në një periudhë të ardhshme një ekip nga Departamenti i
Çështjeve Politike dhe Politikës së Sigurisë në NATO, do të qëndrojë për vizitë studimore në
Maqedoni ku do të përcaktohen mbështetjet e nevojshme, thonë nga Ministria e Mbrojtjes
së Maqedonisë.
“Duke u bazuar në suksesin e deritanishëm të programit, jam i bindur se i njëjti do të
forcojë institucionet tuaja të edukimit në mbrojtje, sidomos Akademinë tuaj Ushtarake”,
thuhet në letrën e Stoltenbergut.

Programi për Promovimin e Arsimimit në Mbrojtje, është motori i cili qëndron pas reformave
të mbrojtjes, sepse siguron mbështetje të përshtatshme praktike për vendet në zhvillim dhe
ndihmon reformat e institucioneve të tyre profesionale ushtarake.
Që nga viti 2013, i ashtuquajturi Programi i Përmirësimit të Programit të Edukimit të
Mbrojtjes (DEEP) ka organizuar mbi 680 ngjarje dhe ka angazhuar mbi 1240 ekspertë nga
Aleanca.

Ky program udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Kanadaja, Sllovakia,
Spanja, Zvicra, Republika Çeke, Franca, Italia, Lituania, Polonia, Bullgaria dhe Rumania.

Enjoyed this video?
BRUKSEL (AA) - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se sulmet e Rusisë në Siri po minojnë përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje politike ndaj krizës dhe po e thellojnë më tej atë. ( Dursun Aydemir - Anadolu Ajansı )
"No Thanks. Please Close This Box!"