‘Studentë duhet të presin formimin e qeverisë së re që t’i marrin bursat’

Published on 13-01-2017

3MASHRM

Studentë duhet patjetër të presin që të formohet qeveria e re për të marrë vesht nëse kanë fituar bursat nga Ministria e Arsimit-Maqedoni.

Studentët thonë se këto bursa janë shumë të rëndësishme sepse për shumë njerëz prej tyre këto të ardhura janë vetmet.

Nga MASH thonë se, për problemin nuk janë ata dhe se për vonesën i kanë paralajmëruar studentët që më 7 dhjetor 2016, në web faqen e tyre, raporton Telma.

Bëhet fjalë për disa lloje të bursave, mes të cilëve janë edhe bursat për studentët e kategorive sociale, të cilët viteve të fundit i kanë shfrytëzuar rreth 1.500 studentë. Për studentët e talentuar me notë të lartë mesatare janë ndarë 750 bursa, kurse 650 prej tyre janë me sukses mesatar.

Enjoyed this video?
3MASHRM
"No Thanks. Please Close This Box!"