Studimet e disperzura dikur ishin “Mision i BDI”-së, tash po mbyllen (Video)

Published on 22-09-2017

E paralajmëronin me shumë krenari, madje e quanin mision dhe jo e arritur politike. Disperzimi i fakulteteve të USHT-së, në Shkup, Dibër, Kërçovë, Strugë dhe Kumanovë, ishte një nga shtyllat e fushatës së BDI-së në zgjedhjet e vitit 2013 dhe 2014 për të përfituar votat e shqiptarëve.

Mirëpo sot, pothuajse nuk ka mbetur asgjë nga ky mision i BDI-së, ngase edhe në Shkup, është sjellë vendimi për të mbyllur fakultetet e disperzuara. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në fushatën e vitit 2014, deklaronte se përpos legalizimit të USHT-së, ata kanë ndihmuar edhe në përhapjen e saj.

ALI AHMETI, KRYETARI I BDI-SË (Shkup, 03.04.2014)

“Sigurisht ju jeni ajo vulë që legalizuat e rritët, e përhapët dhe aty, ku bie gjaku, s’ka se si mos të lulëzoj lulja e dijes. Nga aty, ju ishit ata që e vulosët, aty e vendosët, ku bëheshin planet më ogurzeza shqiptare. Ku bëheshin planet për të pre e gri shqiptarë, mu në kazermën e Kumanovës, vendosët universitetin e Tetovës. E vendosët ju, vula juaj, vullneti juaj në kazermën ushtarake të Dibrës dhe Kërçovës”
Ahmeti vazhdimisht thoshte se rritja e USHT-së, zgjerimi i saj, për të paraqet një akt patriotik.

ALI AHMETI, KRYETARI I BDI-SË (Gostivar, 03.03.2013)

“Ju kujtohet se ku ka qenë para 18 vitesh Universiteti i Tetovës. Por, sot ai universitet po ndriçon. Po rritet që nga Kumanova deri në Strugë. Ne kemi punuar për të instaluar, për të vendosur në mëndje të çdo shqiptari se partiotizmi nuk bëhet me fjalë, patriotizmi nuk bëhet me deklarata pompoze. Patriotizëm është që të zhvillosh dhe punosh për arsim”
Ahmeti thoshte se ata nuk po ndërtojnë shkolla në çfarë do vendi, por pikërisht në kazermat që në të kaluarën e hidhur kanë simbolizuar laborator për plane ogurzeza ndaj shqiptarëve. Politika e tyre, thoshte Ahmeti është jo militarizim, por arsimim.

ALI AHMETI, KRYETARI I BDI-SË (12.03.2013)

“Kam shtyer mandatin me qëllim që në Kumanovë të përfitojmë në mision sepse arsimi është ë pjesë e misionit. Nuk është program zgjedhor që në Kumanovë të votohet në Parlamentin e Maqedonisë ta hapet Universiteti të Tetovës me shumë rëndësi për këtë vend. Mirëpo unë sot jam krenar para jush, se ka dalë gjenerata a e parë e studentëve në Kumanovë dhe jam ndjerë shtet kur është hapur universiteti në kazermë”.
Madje në shumë raste Ahmeti thoshte se dyert e Universitetit Shtetëror të Tetovës të shpërndara nga Kumanova deri në Dibër janë të hapura për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Sot, ky vendim është kthyer mbrapsht dhe vetëm disa vjet pas hapjes, disperzimet e USHT-së po mbyllen, duke lënë në udhëkryq mijëra studentë shqiptarë.

Enjoyed this video?
ali-disperzimi-804x380
"No Thanks. Please Close This Box!"