Sulmohet aktori Veton Osmani

Published on 24-05-2017

Aktori kosovar, Veton Osmani, është sulmuar fizikisht nga udhëheqësi artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Agon Myftari dhe disa persona të tjerë, transmeton Klan Kosova.

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës ka dënuar sulmin fizik ndaj anëtarit të kësaj shoqate përmes një reagimi.

“Mësymja fizike ndaj një aktori me vlera të lartë morale, njerëzore dhe profesionale, si Veton Osmani, në ambientet e Teatrit Kombëtar të Kosovës, si institucioni më i lartë skenik i vendit, i destinuar për përfaqësim te vlerave kulmore shpirtnore – nacionale, është damkosje me kosto të pallogaritshme, për imazhin e këtij institucioni në publik, te cilën mund ta prodhojnë vetëm armiq të përbetuar të TKK-se, si Agon Myftari dhe banda e tij kriminalo-profitere”, thuhet në komunikatën e kësaj shoqate.

 

Enjoyed this video?
20130914002932557
"No Thanks. Please Close This Box!"