Taipi për Lajm Tv:Fitorja ndaj Skopjes, obligim(VIDEO)

Published on 19-09-2017

Mesfushori i talentuar i FC Shkupi, Shqiprim Taipi është optimist se skuadra e tij do të vazhdoj me fitore edhe të mërkurën në ballafaqimin kundër Skopjes, ndeshje që do të luhet në Çair me fillim prej orës 15:30 minuta. Ai thotë se nuk duhet nënvlerësuar kundërshtarin, përkundrazi të hyjnë në lojë me një seriozitet të madh për të rrëmbyer tre pikë.

“Mendoj se në ndeshjen e së mërkurës duhet të fitojmë, jemi në një formë shumë të mirë dhe në të njëjtën kohë kemi shënuar dy fitore, që kanë shtuar dhe motivim edhe të vet ekipi. Padyshim se kjo ndeshje është me shumë përgjegjësi dhe duhet që të qëndrojmë me këmbë në tokë.

‘Skopje’ nxori barazim ndaj Vardarit dhe nuk është skuadër që duhet nënvlerësuar, por edhe përkundër këtij fakti ne nuk i trembemi asnjë skuadre. Fitorja është obligim edhe për shkakun se luajmë në fushën tonë, ndërsa si zakonisht pran nesh do të kemi ‘Shvercerat’, të cilët janë lojtari ynë i dymbëdhjetë.

Kemi punuar mirë gjatë këtyre ditëve dhe besojmë ne suksesin e radhës”, është shprehur mesfushori Shqiprim Taipi.

Ja intervista e tij për Lajm Tv.

Enjoyed this video?
Shqiprim Taipi LajmTV
"No Thanks. Please Close This Box!"