Taravari: Ai që u mundua të kthejë kartonët e kaltërt do të përgjigjet

Published on 19-08-2017

Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari, thotë se nuk ka informata se si ka ardhur deri te lëshimi në përdorim i kartonëve të kaltërt, kur nuk ka nevojë për diçka të tillë përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Kartonë të kaltërt nuk do të duhen. Nuk do të kërkohen as në shëndetësinë primare e as në barnatore. Vetvm me numrin e kartelës elektronike, edhe nëse janë me afat të skaduar, do të mund të kontrollohet nëse personi ka sigurim shëndetësor. Unë nuk e di se si ka ardhur deri te lëshimi në qarkullim i kartonëve të kaltërt, por duket se dikush dëshiron të krijojë ndonjë film nga kjo, sepse e dini që për shëndetësinë angazhohen shumë. Do të kërkojmë përgjegjësi nga ato që kanë lëshuar kartonët e kaltërt, kur nuk janë të nevojshem’, tha dje ministri i shëndetësisë, Arben Taravari.

Ai poashtu paralajmëroi se do të ketë zgjidhje më të mirë dhe që nga java e ardhshme do të mbajnë mbledhje me Ministrin e punëve të brendshme dhe atë të Shoqëri informatike dhe administratë sepse duan të krijojnë një kartelë të përbashkët për identifikim personal dhe shëndetësi.

Enjoyed this video?
download
"No Thanks. Please Close This Box!"