Taravari do të heq drejtorët ekonomik në spitale, plani për reforma të reja

Published on 02-06-2017

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari paralajmëroi se hapin e parë që do ta ndërmarrë si ministër do të jetë heqja e masës së pagesës së mjekëve sipas kontributit, që ishte aplikuar nga ish-ministri Nikolla Todorov.

Përveç kësaj, ministri Taravari do të heq edhe drejtorët ekonomik nëpër spitale dhe Klinikat e Shkupit.

“Nuk ka nevojë për dy drejtorë, sepse punën e tillë e kryejnë administratorët. Nuk kemi para për luks. Paratë që deri tani janë dhënë për këta drejtor do të jenë shpërblime për 3 – 4 mjekë më të mirë në çdo klinikë”, theksoi Taravari.

Ai tha se menjëherë do të fillojë me përgatitjen e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, pasi që i deritanishmi është konfuz. Ai paralajmëron strategji 10 vjeçari në shëndetësi. (INA)

Enjoyed this video?
taravari-640x336
"No Thanks. Please Close This Box!"