“Të arriturat e Abaz Gjukës me apostujt e tij !”

Published on 03-09-2017

Ku jemi tretur dhe katandisur, e kemi futur kokën në rërë si struci! Të heshtim dhe të shtirremi se nuk po ndodh asgjë me ne, me jetën tonë?! Të nëpërkëmben të drejtat më elementare për një jetë të dinjitetëshme, e këndej të bëhemi shurdhëmemec?!Të dorzohemi, të largohemi (por mos thënë tradhëtojmë, sepse edhe mua me duket fjalë e ashpër) nga aspiratat për liri, të drejta, mirëqenie dhe demokraci nën pretekstin “jemi duke i realizuar ambiciet dhe interesat personale”?! Të shtrihemi lakuriq në pluhurin dhe baltën e lakmisë për para, poste e ofiqe, duke harruar rrugën e rrezistencës për lirinë e shqiptarëve, të ngrejmë hundë mes veti, të hudhim gurë e dru mbi shokët dhe përcaktimet më sublime për të marrë frymë lirshëm në votrat stërgjyshërore?!
Si mund të jetë e njejtë rruga, përcaktimi politik, ideologjik dhe filozofik i Arbën Xhaferit me ate të Ali Ahmetit?!
Si është e mundur të bëhet një: e mira me të keqen; e drejta me të padrejtën; çiltërsia me djallëzinë; qytetaria me pispillosjen; krenaria me servilizmin; dinjiteti me hipokrizinë; ato që rrezisojnë me kuislingët; liria me robërinë …?
Kush e predikon këtë mënyrë të sjelljes sonë: dijetarët, rilindasit, heronjtë dhe martirët, historia e shqiptarëve, historitë e popujve që me organizim dhe rrezistencë e shporrën robërinë, apo librat e shenjta dhe predikuesit e tyre?!
Vallë, kemi arritur deri këtu t’i duartrokasim dhe të mbështesim me dije, apo pavetëdije pabesisë, intrigave, lakmisë, hajnisë, dhunës, terrorit, shpërnguljes, diskriminimit me përmasa deri në gjenocid?! Të rrënojmë me dorën tonë ëndrrën dhe perspektivën e fëmijve, të avullohet për çdo vjet nga një fshat e për çdo dekadë të na zhbëhet nga një qytet, sikur në to kurrë mos të kish shkelur këmbë shqiptari?!
A po bëhet çdo shqiptar kuntribues i kataklizmës që po na pret?!

Enjoyed this video?
orhan ibrahimi
"No Thanks. Please Close This Box!"