Të dielën goditja e re e Butës, po vjen “z. Ndjenja 2” (Foto)

Published on 03-11-2017

 

Të dielën do të publikohet projekti i ri nga hip hop ylli i ri, Buta.

Reperi shumë i njohur në mesin e të rinjve dhe që së fundmi shpërtheu në skenën e hip hopit shqiptar, ka gati goditjen e re.

“z. Ndjenaj 2” është projekti i tij që do të publikohet jo më larg se këtë të dielë.

Buta duket se ka qenë shumë i angazhuar së fundmi në studio për projekte të reja, pasi përfundoi turneun shumë të ngjeshur të koncerteve si një prej reperëve shumë të kërkuar. Kujtojmë se ditë më parë edhe menaxheri i tij, Faton Shoshi, publikoi një foto duke paralajmëruar edhe bashkëpunime të mëdha.

Buta njihet për “mixtape” të tij që janë bërë shumë të dëgjuara nga të rinjt.

Ai shpërthimin e madh megjithatë e pati pas nënshkrimit me kompaninë Nesër Music, që drejtohet nga Faton Shoshi, prej ku edhe erdhi bashkëpunimi me Ledrin, “Mbi Re”.

Enjoyed this video?
Buta3-e1501235645960-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"