Të hënën fillon fushata parazgjedhore, BESA konventë në Tetovë, BDI e nis nga Shkupi

Published on 23-09-2017

Vetëm 48 orë e ndajnë vendin nga fillimi i fushatës parazgjedhore, kur partitë politike do të zbarkojnë në çdo lagje dhe fshat për të promovuar kandidatët dhe platformat e tyre për zgjedhjet lokale.

Por, para fushatës zyrtare partitë kanë filluar me konventar promovuese. Lëvizja BESA nesër në sheshin qendror në Tetovë do të promovojë të gjithë kandidatët për kryetarë dhe këshilltar në komunat në të cilat garon kjo parti me moton “Për një jetë të re”.

Konventën promovuese deri më tani e ka mbajtur vetëm Partia Demokratike Shqiptare ditë më parë në Qendrën për Kulturë në Tetovë, ku përveç kandidatëve për kryetarë dhe këshilltar komunal në të gjitha komunat e vendit, promovoi edhe slloganin “Vetëm drejt”. Në ditën e parë të fushatës, në sallën e sportit të shkollës së mesme medicinale në Tetovë konventën promovuese do ta mbajë edhe Aleanca për Shqiptarët.

Në këtë konventë do të promovohen kandidatët e kësaj partie për të gjitha komunat në të cilat garon. BDI e fillon të hënën nga Shkupi, në një tubim që do të mbahet në hotelin “Alekandar Pallas”. Kjo parti në këto zgjedhje do të garojë me moton “Për komunën që duam”.

Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni janë caktuar për më 15 tetor, ndërsa do të zbatohen në 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Fushata zgjedhore do të fillojë më 25 shtator në mesnatë dhe do të përfundojë më 13 tetor. Raundi i dytë i zgjedhjeve është caktuar dy javë më vonë, më 29 tetor./SHENJA/

Enjoyed this video?
bdi
"No Thanks. Please Close This Box!"