Të shtëna me armë zjarri në Shkup, plagoset një person

Published on 14-06-2017

Një person është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm rreth orës 11 në Shkup, në rrugën “Momin Potok”, shkruan TV24, përcjell Shenja.

Babë e bir nga Haraçina me pistoleta kanë shtënë disa plumba në drejtim të 38-vjeçarit nga Shkupi, ndërsa më pas me makinë janë larguar.

Personi i plagosur është dërguar në Qendrën Klinike Sistina. Në vendngjarje janë gjetur katër gëzhoja dhe gjurmë të gjakut.

Enjoyed this video?
policia
"No Thanks. Please Close This Box!"