Të vetëm në mes të pyllit, ata njihen si familja më e izoluar në botë (Foto)

Published on 10-07-2017

Të vetëm në mes të pyllit, ata njihen si familja më e izoluar në botë (Foto)

E kujt nuk i ka shkuar të paktën një herë në mendje që të braktisë gjithçka dhe të largohet nga zhurma e qyteteve të mëdha për të jetuar i qetë dhe në paqe me natyrën?

 Për shumë kjo dëshirë mbetet një ëndërr deri në fund, por jo për familjen amerikane Atchley.

Rreth 18 vjet më parë, David dhe Romey vendosën që të hiqnin dorë nga gjithçka dhe të realizonin ëndrrën e tyre.

Pas disa muajsh kërkimi që të dy ata vendosën se vendi i përshtatshëm për të rinisur jetën nga e para ishte një zonë e izoluar pran lumit Nowitna në Alaskë.

Pesë vite më vonë, përcjell javanews.al, çifti do të bëhej me një djalë dhe sot ata janë një familje prej tre anëtarësh që braktisin shtëpinë e tyre vetëm një muaj përgjatë gjithë vitit.

Sa u takon furnizimeve me ushqime, ilaçe dhe gjëra të tjera të domosdoshme, David dhe Romey zbresin në qytezën më të afërt që është rreth 320 kilometra larg banesës së tyre.

Enjoyed this video?
Të vetëm në mes të pyllit, ata njihen si familja më e izoluar në botë (Foto)
"No Thanks. Please Close This Box!"