Tentativat e përsëritura të agjensive sekrete Ruse për të ndikuar në zgjedhjet në Maqedoni

Published on 08-06-2017

Nga Prof. Kristo Muzaka 

 A është Kosova dhe Shqipëria fushë beteja e radhës  për diplomacinë ruse dhe atë të Perëndimit? A do të jenëKosova dhe Shqipëria prova e radhës  dhe rasti më aglatant ku diplomazia ruse- agjentët e SVR e Gru do të luajnë shanset e tyre për të ndikuar apo jo në zgjedhjet parlamentare të Qershorit 2017?!. Ndërsa nga ana tjetër forcat e NATO-s, BE dhe aleatëve të tyre kanë shansin të prapësojnë cdo tentative të mundshme. Deri në provë të kundërt kjo rezulton të jetë skena e përballjes së radhës ndërmjet Titanëve: Diplomacia Ruse-Sherbimet sekrete nga njëra anë dhe Bota Perëndimore nga ana tjetër.

Rusia ka qënë historikisht present, për shekuj ne Ballkan si politikisht, ekonomikisht por edhe kulturalisht. Kjo është edhe arsyeja që marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe gadishullit tonë kanë traditë të gjatë dhe të pasur. Luftërat, ndasitë dhe krizat ekonomike dhe politike të rajonit në shekujt 19 – 20 kanë përcaktuar shpesh raportet e fuqisë në rajon dhe ku Rusia ka luajtur një rol kryesor.

Dështimi i aspiratave të Rusisë për të ndaluar progresin e vendeve të Rajonit të Balkanit  rezultoi i dëmshëm për fuqinë gjeo-politike që pretendon se ka Rusia. Skemat e përdorura nga diplomacia ruse për të ndërhyre në mënyrë shumë të butë në fatin e zgjedhjeve parlamentare si në rastin e Moldavisë, Bullgarisë, zgjedhjet presidenziale në Ukrainë janë të njëjta si ato që janë  evidentuar nërastin e Maqedonisë.

Modus operandi i shërbimeve sekrete ruse,  në vecanti ato tëShërbimit të Jashtëm SVR- dhe shërbimi famëkeq i UshtrisëGRU, në Maqedoni të ndihmuara edhe nga forca të ndryshmepolitike Maqedonase,  ngjasojnë për të mos thënë janë identike me ato forma e metoda që janë zbuluar dhe dokumentuar, nga agjensi të ndryshme të lajmeve, gazetarë, analistë gjeoplitike, në rastin e zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë, zgjedhjet e përgjithshme në Moldavi.

Agjentët rus të dislokuara në Maqedoni, Kosovë, Bullgari, Mal tëZi morën detyra specifike dhe mbështetje nga qendra Humanitare për rastet e emergjencave të Nisit dhe sidomos gjatë periudhës 2013-2017 me gjithë sforcot e mëdha ekonomike që duhet tëmbulojë Rusia, nuk mundën të tjetërsojnë plotësisht vullnetin e popullit maqedonas.  Mobilizimi i më shumë se 70 forcave  tënjësive të SVR-GRU në rajonin e Balkanit Perëndimor ndikuan para periudhës zgjedhore, gjatë fushatës zgjedhore në Maqedoni dhe mund të aktivizohen edhe në Shqipëri dhe Kosovë me rastin e zgjedhjeve parlamenate të Qershorit.

Objektivi kryesor  i të ashtuquajturve agjente influente të SVR e GRU ishte tjetërsimi i vullnetit politik të popullit maqedonas si e vetmja rrugë për të pasur kontrollin e plotë në Maqedoni. Aktivitetin e tyre ata e shtrinë jo vetëm në Maqedoni por edhe nëvendet e tjera të ballkanit dhe për gati 2 vjet pothuasje ia arritën qëllimit- krijimin e kushteve të kaosit që përfshiu Maqedoninë dhe rrezikoi shumë të përhapej edhe në vendet e tjera të Rajonit.

Ngërci politik i krijuar në Maqedoni gjatë viteve të fundit me mbështetjen e fuqishme të Kremlinit nuk mund të zgjaste përjetësisht dhe kjo tregon pamundësinë e Rusisë për të financuar e dislokuar forca të tjera shtetsë për ndryshimin e fatit tëMaqedonisë nëpërmjet zgjedhjeve. Pas sulmeve të orkestruara me mjeshtëri ndaj platformës shqiptare ku zëdhënësi kryesore ishte  portali rus Sputnik, vihej re dora e diplomacisë dhe agjensive sekrete ruse.  

Marrëveshja e arritur nga Lideri Zaev dhe forcat e partive shqiptare i shuan  përfundimisht shpresat e diplomacisë ruse për tëpasur influencë dhe përcaktuar organet ligjzbatuetse dhe politike në Maqedoni. Tendenca për të emfatizuar faktorët etno – kulturor është rritur akoma më shumë me vendimin e Vladimir Putin për ta riorientuar politikën e jashte ruse larg vlerave perëndimore. Ndërkohë që në fillim ai vinte theksin në vlerat e përbashkëta të hapësirës europiane, tani ai flet për përplasje civilizimesh ndërmjet “botës ruse” dhe aleatëve të saj nga njëra anë dhe Perëndimit armiqësor me vlerat e veta false nga ana tjetër. Ballkani për Putin është një fushëbetejë e rëndësishme në këtë përplasje, duke shtuar përpjekjet për të qënë një actor I rëndësishëm në rajon dhe për kundër balancuar ose ndërprer progresin e rajonit drejt integrimit euro – atlantik.

Megjithëse ky dimension ideologjik ka rëndësinë e vet në aksionin diplomatic rus, Moska zyrtare ka arsye dhe më konkrete të interesave strategjike në Ballkan. Kjo u pa këtë dhjetor kur NATO ftoi Malin e Zi për t´ju bashkuar aleancës. Përveç se protestës dhe disa kërcënimeve ndaj Malit të Zi për pasoja ekonomike, është shumë pak ajo që mund të bëjë për ta ndalur këtë proçes. Pas rastit të Maqedonisë, Malit të Zi tani vende të tjera të BalkanitPerëndimor mund të jenë target i radhës i diplomacisë ruse. (INA)

Enjoyed this video?
Ivanov-dhe-Putin-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"