Thaçi: Klani i maqedonasve synon territoret shqiptare

Published on 25-09-2017

Partia Demokratike Shqiptare që drejtohet nga Menduh Thaçi thotë se pala maqedonase përmes partnerëve shqiptarë në qeveri synon të ngushtojë, siç shprehet, hapësirat e banuara me shqiptarë.

“Ne jemi jashtëzakonisht të interesuar që shqiptarët në këto zgjedhje së bashku me aleatët e tyre, të ngadhënjejnë në të gjitha territoret e tyre. Klani i maqedonasve punon me shumë angazhim që në këto zgjedhje në disa komuna ku nuk janë shumicë të fitojnë kandidatët e tyre. Ata duan që ta shtrydhin territorin, ta zvogëlojnë territorin ku jetojnë shqiptarët, që territori i maqedonasve të rritet në 93 apo 94 për qind”, ka deklaruar Thaçi në konventën partiake duke lavdëruar kandidatët e partisë së tij për kryetar të komunave “si më të mirët që kanë pasur ndonjëherë shqiptarët”.

Enjoyed this video?
thaci
"No Thanks. Please Close This Box!"