“The Guardian” ia kujton kryeministres serbe se e kanë humbur Kosovën

Published on 29-07-2017

Gazeta britanike “The Guardian”, ka realizuar një intervistë me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq.

Orientimi seksual, karriera politike, përvoja dhe veprimet e shteti serb në Ballkan, ishin vetëm disa nga temat e trajtuar në këtë intervistë nga media britanike.

Por, në përshkrimin që i kanë bërë kryeministre serbe, “Guardian” ia ka kujtuar Brnabiqit se Kosovën e kanë humbur pas bombardimeve në vitin 1999.

“Në të 20-at e hershme, Brnabiq kaloi gjashtë vite jashtë vendit, kryesisht në Londër nga ku shikonte në televizor se si avionët e NATO-s e bombarduan ministrinë e mbrojtjes në Beograd në vitin 1999. Kjo ditë, do të mbetet një kujtim për humbjen e Kosovës”, përshkruhet në rrëfimin e gazetës së njohur britanike.

Kryeministrja serbe në këtë intervistë ka folur edhe për orientimin e Serbisë, pas dilemave se a janë të kthyer nga Rusia apo nga Bashkimi Evropian.

Sipas përgjigjes së Brnabiqit, shteti serb është gjithmonë në kërkim të rrugës drejt BE-së.

“Pa dyshim BE-ja. Marrëdhënia jonë me Rusinë është e ulët, ajo është në traditin dhe besimin tonë. Nuk na është kërkuar të zgjedhim ose…ose”, ka thënë ajo.

Gazeta britanike tregon se është shumë herët për ta vlerësuar kryeministren serbe, por sipas “Guardian”, është eksperiment që duhet shikuar.

Enjoyed this video?
auto_anaa-650x3581501316628
"No Thanks. Please Close This Box!"