Thirren në biseda informative shumë të rinj që dyshohen për incidentin me gurë ndaj BDI-së në Kumanovë
Published on 01-12-2016
Me urdhër të gjykatës persona që dyshohet se kanë marrë pjesë në gjuatjen e karvanit të BDI-së në Çerkez të Kumanovës janë thirrur sot në biseda informative, mëson INA.
Siç bëhet e ditur, bëhet fjalë për mbi 20 veta, të cilët dyshohen se kanë prishur rendin dhe qetësinë dhe përbëjnë rrezik pas sulmit ndaj BDI-së, makinave zyrtare dhe personave të tjerë.
Familjarë të personave që janë ftuar janë të skandalizuar me këtë vendim dhe se ata theksojnë se thirrja e tyre është presion në këtë periudhë të fushatës zgjedhore.