Tifozët e Realit ngrenë zërin: Çmimet në Shkup janë çmenduri

Published on 11-07-2017

Tifozët e Realit ngrenë zërin

Tifozët e Real Madridit mund të vijnë në Shkup në numër më të vogël nga ajo që është paraparë dhe kjo për shkak të cmimeve enorme për vendosje në Shkup në fillim të muajit gusht.

Sic është e njohur, Telekom Arena do të jetë nikoqire e Superkupës mes Realit dhe Manchester Unitedit, mirëpo fansat spanjoll janë tronditur me cmimet tepër të larta.

Për këtë problem kishin shkruar edhe gazetat Marca dhe Sport, duke potencuar dallimin e madh për Superkupën, në krahasim me vitet e kaluara.
„Deri tani nuk kemi hasur cmime të tilla, në disa hotele në afërsi të qendrës vendosja kushton deri më 1500 euro.

 

Problemi është se këto cmime janë vetëm për ndeshjen e Superkupës së Europës, ndërsa gjatë periudhës tjetër të vitit mund të gjesh cmime për vendosje ng 40-60 euro. Ekzistojnë apartmane për të cilat paguhet deri më 2000 euro për person vetëm për tre ditë, kurse opsioni më i lirë është 1000 euro një dhomë për një natë që është shumë e lartë“, shkruan „Marca“.
Mediat spanjolle theksojnë se tifozët kanë nisur të mendohen nëse të vijnë në ndeshje ose jo, pasi nuk dëshirojnë të bëjnë harxhime të mëdha për një ndeshje.

Ndërsa, ka edhe prej tyre që do të vijnë vetëm në ndeshje, kurse do të vendosen në qytete tjera të Maqedonisë, por edhe në Selanik e Sofje varësisht nga fluturimet prej Madridi. /lajm

Enjoyed this video?
Tifozët e Realit ngrenë zërin
"No Thanks. Please Close This Box!"