Tillerson fillon një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite

Published on 22-10-2017

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson mbërriti në Riad për herë të dytë në pak muaj për të biseduar për krizën mes Arabisë Saudite dhe Katarit, që duket se ka hyrë në një ngërç.

Ministri i Punëve të Jashtme do të takohet me homologun e tij saudit Adel al Jubeir për një darkë pune. Sot, ai do të marrë pjesë në mbledhjen e parë të Komisionit të Koordinimit irakiano-saudit, një prej shenjave të ngrohjes mes mbretërisë sunite dhe Bagdadit.

Arabia Saudite synon të limitojë influencën e Iranit.

Tillerson do të bisedojë me krerët saudite, që janë të fokusuara mbi rolin e Iranit në rajon, të kritikuar nga Uashingtoni dhe Riadi dhe për konfliktin në Jemen, më pas ai do të vizitojë Katarin.

Arabia Saudite, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti kanë thyer marrëdhëniet e tyre diplomatike me Katarin, të cilin e akuzojnë se mbështet terrorizmin dhe se është afruar me Iranin.

Nga ana tjetër Katari i ka hedhur poshtë këto akuza dhe i cilëson këto veprime si përpjeke për të vënë nën kontroll politikën e tij të jashtme.

Enjoyed this video?
59bec88096a5e
"No Thanks. Please Close This Box!"