Timonie: Ivanov të veproj me përgjegjësi

Published on 09-05-2017

Ambasadori i Francës në Maqedoni, Kristian Timonie I bëri thirrje presidentit Gjorge Ivanov të veprojë me përgjegjësi, tani që nga kreu I shtetit pritet të dorëzohet mandati për formim të qeverisë së re. Në Ditën e Evropës, Timonie theksoi interesin e lartë të Francës që Maqedonia të kthehet në rrugën e saj drejt integrimit në BE dhe sa më parë të bëhet anëtare e plotë.

Ai është kreu i shtetit dhe gjërat janë në duart e tij. Ai është burrë-shtetas i përgjegjshëm dhe jam plotësisht i bindur se do të veprojë në këtë mënyrë. Për ne është shumë e rëndësishme ta shohim Maqedoninë të kthehet në rrugën e duhur, që është rruga e integrimit evropian. Ka shumë punë për t’u bërë, por mund të shohim se ka ende entuziazëm dhe e dini se ky konstruktim është shumë i rëndësishëm, sepse Maqedonia luan rol të rëndësishëm në stabilitetin në Ballkan dhe integrimi i Ballkanit do të jetë dëshmi e suksesit të konstruktit evropian – deklaroi Kristian Timonie, Ambasador i Francës.

Alsat-M

Enjoyed this video?
timonie
"No Thanks. Please Close This Box!"