Toshic dhe Van Persie dënohen rëndë nga Federata turke

Published on 10-02-2017

toshicvan

Sulmuesi i Fenerbaces, Robin Van Persie dhe mbrojtësi i Beshiktashit, Dushko Toshic janë në qendër të vëmendjes të futbollit europian. Ata kanë pasur një zënkë të ashpër gjatë ndeshjes së kupës së Turqisë, kur Toshic me kokë goditi Van Perisen dhe u ndëshkua me kartonë të kuq.

Megjithatë, shumica mendojnë se Van Persie më shumë teatroi dhe se Toshic nuk është dashur të përjashtohet. Sot ka ardhur dënimi nga federate turke e futbollit, ku më keq kaloi serbi Toshic. Ai u dënua me katër ndeshje dhe me 18 mijë euro, kurse Van Perise është dënuar me tre ndeshje dhe me 5 mijë euro.

 

Enjoyed this video?
toshicvan
"No Thanks. Please Close This Box!"