Tre persona të armatosur plaçkitin një bankë në Shtime

Published on 30-05-2017

Një seli e bankës “Raiffaisen” në Shtime është plaçkitur sot rreth orës 10:00, ka konfirmuar zëvendësdrejtori gjeneral i policisë rajonale Basri Shabani.
Rreth orë 10:00 në Shtime, është plaçkitur një bankë, dhe dyshohet se shuma e marrë nga plaçkitësit është rreth 5 mijë euro.

Kështu ka konfirmuar për Gazetën Express majori Basri Shabani, i cili ka treguar se tre persona e kanë kryer plaçkitjen.

“Dyshohet se 3 persona të maskuar, njëri prej tyre me armë të gjatë, Ak-47, kanë marrë një sasi të hollave”, ka thënë Shabani, duke shtuar se sipas të dhënave qe zyrtarët e bankës e kanë dhënë për policinë, shuma e plaçkitur mund të jetë mbi 5 mijë euro.

Shabani thotë se njësitet policore janë në kërkim të të dyshuarve dhe se deri tani nuk është kapur asnjëri nga të dyshuarit.

Enjoyed this video?
skene-krimi-640x358-780x439-640x300
"No Thanks. Please Close This Box!"