Tronditet sërish Londra: 5 sulme me acid brenda natës

Published on 14-07-2017

Dy të dyshuar kanë tronditur sërish Londrën duke kryer pesë sulme brutale me acid

Sipas gazetes britanike “The Sun”, sulmet e llahtarshme në kryeqytetin britanik zgjatën 90 minuta.

Një viktimë ka mbetur me plagë që do t’i ndryshojnë jetën.

Një adoleshent është arrestuar pasi dy të dyshuarit me motoçikletë kryen sulmet tronditëse në Stoke Neëington, Hackney dhe Islington.

Sulmet duket të jenë të lidhura dhe dy prej viktimave u ishte vjedhur motoçikleta, më të cilën u kryen aktet, deklaroi policia metropolitane.

Të dy të dyshuarit u hodhën substancën e dëmshme në fytyrë, morën mjetin automjetin e tyre dhe u larguan.

Pak më shumë se 20 minuta më vonë, rreth orës 10.50, një tjetër viktimë ishte sulmuar me në një kryqëzim në Islington.

Enjoyed this video?
acid-750x430
"No Thanks. Please Close This Box!"