Trump nuk heq dorë, kërkesë gjykatës për bllokimin e vizave për 6 vende

Published on 02-06-2017

Administrata e presidentit Donald Trump i ka kërkuar Gjykatës Supreme në Shtetet e Bashkuara, që menjëherë të rivendosin urdhrin për ndalimin e udhëtimit.

Ky urdhër, i cili është pezulluar ndalon përkohësisht udhëtimin e personave nga gjashtë vende me shumicë myslimane, me arsyetimin se kjo do t’i bënte Shtetet e Bashkuara më të sigurta.

Së paku pesë anëtarë nga nëntë të Gjykatës së Lartë duhet të miratojnë kërkesën e administratës, përcjell Dita.

Zëdhënësja e Departamentit të Drejtësisë deklaroi se administrata është “e bindur se vendimi i presidentit Trump është brenda autoritetit të tij ligjor, dhe vjen si kërkesë për të mbajtur kombin të sigurt, por edhe për të mbrojtur komunitetet nga terrorizmi”.

Urdhri i udhëtimit, ishte nënshkruar më 6 mars, mirëpo u pezullua më vonë nga gjykatat e Shteteve të Bashkuara.

Ky urdhër do të ndalonte përkohësisht hyrjen në Shtetet e Bashkuara të gjithë refugjatëve, si dhe vizitorëve nga Irani, Libia, Somania, Sudani, Siria dhe Jemeni.

Enjoyed this video?
DT-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"