Tuna ‘provokon’ Teuta Krasniqin, kjo e fundit befason me reagimin e saj (Foto)

Published on 19-07-2017

Pa dyshim se janë ndër personazhet publike që më së shumti flitet për to, karrierën e tyre, por më shumë për jetën private.
Altuna Sejdi dhe Teuta Krasniqi nuk dihet ende se ç’kanë më shumë se fytyrat tjera publike që flitet pothuajse çdo ditë për to?! Janë të bukura, të zgjuara dhe shumë punëtore. Po, kjo është fakt. Ngase puna e tyre shihet dhe vlerësohet ndër vite.

Edhe pamja e tyre është e mirë, janë që të dyja të bukura mund të themi lirisht. Pavarësisht që i kanë kaluar të 30-at. Ato ende dinë të mbahen dhe e respektojnë vetën. Problemi është se flitet e përflitet shumë për to. Ndoshta kjo me shkas, e në disa raste edhe pa arsye! Protagonistet që sot kemi zgjedhur të flasim për to, dikur ishin mikesha, e sot nuk dihet, ngase ka kohë që ato nuk postojnë foto së bashku nëpër rrjetet sociale.

Por dikur ato dukeshin se po kalonin mirë, madje Teuta e ftonte Tunën edhe në emisionet e saj, ku kjo e fundit çdoherë i përgjigjej pozitivisht ftesës, shkruan Kosovarja.
Por, është një gjë shumë e pa besueshme; si këto dy artiste tonat, mund të jenë çdo ditë pjesë e medies rozë? Për faktin se ato as nuk paguajnë që të dalin nëpër këto rubrika! Si duket arsyeja është se pëlqehen shumë nga masa e gjerë, dhe kjo i bënë ato që të jenë pjesë e pa ndashme e medieve, sidomos medies online e cila ndonjëherë kalon edhe kufijtë e shkon përtej..

Duke sjell informacione të tyre edhe nga jeta private. Më poshtë ne ua sjellim një foto ku Tuna dhe Teuta shihen bashkë. Mendohet se kjo foto është shkrepur si shenjë kujtimi nga emisioni i Teutës që e kishte mysafire Tunën. Madje kjo e fundit nuk është përmbajtur, duke e provokuar me puthje Teuta Krasniqin, e cila këtij ‘provokimi’ i përgjigjet me një buzëqeshje të ëmbël.teuta-tuna_1500451733-2175098

Enjoyed this video?
teuta-tuna1_1500451887-5947725
"No Thanks. Please Close This Box!"