Turqia lëshon urdhërarrest edhe për 120 pjesëtarë të ushtrisë – Lajm TV

Turqia lëshon urdhërarrest edhe për 120 pjesëtarë të ushtrisë

Published on 01-02-2018

Një prokuror turk lëshoi urdhër arreste për 120 të dyshuar pjesëtarë të ushtrisë, pas tentim grusht shtetit në 2016, raporton agjencia shtetërore ‘Anadolu’ të enjten.

Policia nisi sulme në 43 provinca për të kapur të dyshuarit, 58 prej të cilëve besohej se ishin përdorues të aplikacionit telefonik të jashtëligjshëm të mesazheve ‘ByLock’, raportoi Anadolu.

Turqia ndaloi ‘ByLock’ pas puçit të dështuar, duke thënë se ndjekësit e klerikut mysliman Fetullah Gylen e përdornin atë për të komunikuar në natën e grusht shtetit, kur ushtarët komanduan tanke dhe avionë luftarakë për ta sulmuar Parlamentin, duke vrarë më shumë se 240 vetë.

Gyleni, i cili jeton në eksil, në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1999, ka mohuar përfshirjen dhe ka dënuar grusht shtetin.

Më shumë se 50,000 persona janë burgosur, në pritje të gjykimit rreth lidhjeve me Gylenin, ndërsa 150,000 të tjerë janë shkarkuar ose pezulluar nga vendet e punës në ushtri e në sektorin publik dhe privat, transmeton KosovaPress.

Qeveria hedh poshtë shqetësimet e grupeve të të drejtave rreth masave të ashpra, duke thënë se vetëm një spastrim i tillë mund të neutralizojë kërcënimin e përfaqësuar nga rrjeti i Gylenit, që thuhet se ka infiltruar institucionet e tilla si gjyqësori, ushtria dhe shkollat.

Enjoyed this video?
erdogan-feto
"No Thanks. Please Close This Box!"