Turqia urdhër-arrest për Fetullah Gylen, të akuzuarin për orkestrimin e grushtit të shtetit

Published on 23-03-2017

gylen-erdogan

Gjykata në Stamboll ka lëshuar urdhër-arrest për liderin e organizatës Feto, Fetullah Gylen dhe disa zyrtarëve tjerë në kuadër të hetimeve për vrasjen e gazetarit turko-armen, Hrant Dink, në vitin 2007.

Prokuroria në Stamboll dje ka dërguar një kërkesë për urdhër-arrestet kundër udhëheqësit e organizatës FETO, e kuazuar si orkestruese e gruishtit te shtetit, Fetullah Gylen dhe disa të tjerë, për te cilin gjykata për një kohë të shkurtër dha përgjigje.

Në deklaratën e gjykatës thuhet se aktualisht nuk është e mundur të bien në kontakt me të dyshuarit dhe as të përcaktohet adresa e qëndrimit të tyre, kështu që u vendos që të lëshohet padi veç e veç për secilin prej tyre.

Përveç ndaj Gylenit, urdhër arresti është lëshuar edhe për ish-prokurorin në arrati Zekeriyah Oz, pastaj gazetarët Faruk Mercan, Ekrem Dumanli dhe Adem Yavuz Arslan, pastaj avokatit Halil Ibrahim Koca, të cilët dyshohen në lidhje me vrasjen e gazetarit turko-armen, Hrant Dink në vitin 2007.

Hrant Dink u vra në vitin 2007, ndërsa ishte redaktor i gazetës javore “Agos”, gazetë armene në Turqi. Vrasësi i tij Ogun Samast, i cili në kohën e vrasjes ishte 17 vjeç, u dënua në vitin 2011 dhe aktualisht vuan dënimin me burg prej 23 vitesh./Syri.net/

Enjoyed this video?
gylen-erdogan
"No Thanks. Please Close This Box!"