“Tvrdokorni” rikthehen me protesta kundër gjuhës shqipe (Foto)

Published on 20-11-2017

Organizata maqedonase “Tvordokorni” përmes një njoftimi ju bën thirrje të gjithë atyre që e duan atdheun të dalin në protesta më 22 nëntor (e mërkurë) kundër zbatimit të dygjuhësisë dhe siç thonë, shqiptarizimit të Maqedonisë.

“Maqedonas, vllezër dhe gjithë miqë të Maqedonisë së bashku me shumë organizata tjera, ju bëjmë thirrje për protestat e planifikuar më 22 nëntor në orën 18:00, kundër zbatimit të dygjuhësisë dhe shqiptarizimit të Maqedonisë”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Organizuesit kanë paraparë që në orën 18 të mblidhen para selisë së OBRM-PDUKM-së, nga e cila do të kërkojnë ose t’i dal në ndihmë popullit duke protestuar, ose të largohet nga skena politike.

Më pas protestuesti do të marshojnë drejt Kuvendit me mesazhe të ndryshme për deputetët.

Dita e protestave më 22 nëntor, përkon edhe me Ditën e Alfabetit Shqip, ndërsa nuk dihet nëse organizatorët qëllimisht e kanë zgjedhur këtë ditë.

7B7BE93D-2C0E-4E5F-A0D5-932E987AB63E

Enjoyed this video?
23413CF8-A7D7-4B4D-BE31-B3E00F704082
"No Thanks. Please Close This Box!"