U nda nga jeta Valben Nexhat Mustafa, profesor në Universitetin “Nënë Tereza”

Published on 31-05-2017

Valben Nexhat Mustafa, nuk ia doli dot kundër sëmundjes së shkurtër dhe të pashërueshme nga e cila vuajti kohëve të fundit dhe më 31 maj, ndërroi jetë.

Valben Nexhat Mustafa i lindur në Strugë, më 21 dhjetor 1968, i doplomuar në Fakultetin e arkitekturës. Fillimisht ishte i angazhuar në Ministrinë e transportit dhe lidhjeve, ku ka udhëhequr sektor të ndryshëm si kryeinxhinjer.

Me hapjen e Universitetit “Nënë Tereza”, respektivisht Fakultetit të arkitekturës pranë UNT, Valben Nexhat Mustafa u angazhua si profesor në këtë fakultet.

Ai pas vetes la të pikëlluar përjetë  bashkëshorten, djalin 7 vjeçar, motrën, dhe mbarë farefisin në Strugë, Shkup e gjetiu.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot ( e mërkurë) pas namazit të iqindisë në varrezat e qytetit të Strugës. (M.Latifi/INA)

Enjoyed this video?
valben-640x419
"No Thanks. Please Close This Box!"