U përfol për ndarjen e Medës nga bashkëshortja, Meda ka një përgjigjje për këtë (Foto)

Published on 20-07-2017

Ai është njëri ndër këngëtarët më të famshëm në skenën muzikore.
E si një fytyrë publike që është, jeta e tij private nuk ka si të ikë nga fokusi i medieve dhe publikut, transmeton Gazeta Express.

Bëhet fjalë për këngëtarin Mehdin Pergjeqaj i njohur me emrin artistik Meda.

Si bashkëshortja e këngëtarit, vëmendje ka marrë edhe Lulja.

Çifti i njohur pak kohë më parë përjetuar për herë të katërt ndjenjën më të bukur atë të të bërit prindër.

Mirëpo këto ditë çifti u komentua shumë për një ndarje të mundshme.

Për këtë çështje këngëtari i njohur ka vendosur të deklarohet përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai orë më parë në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar një fotografi ku shihet tejet i lumtur me bashkëshorten e tij Lulen.

“Sa per 1000 fjal”, kishte lënë mbishkrim Meda. medaaa_1500545191-6220279Ndryshe kujtojmë se Meda është ndër këngëtarët më të kërkuar në mbrëmje muzikore e ahengje të ndryshme familjare./Gazeta Express/

Enjoyed this video?
medaaa2_1500545223-7257036
"No Thanks. Please Close This Box!"