U zgjodh Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime

Published on 31-05-2017

Kuvendi i Maqedonisë në vazhdimin e sotëm të seancës konstituive me 62 vota “Për” pa asnjë kundër dhe të përmbajtur zgjodhi kryetarin, zëvendëskryetarin , anëtarët dhe zëvendës-anëtarët e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, njofton Portalb.mk.

Për kryetar të Komisionit u zgjodh Ilija Dimovski, si zëvendës i tij Zoran Illioski, kurse si anëtarët të komisionit janë Antonio Milloshoski, Kërste Mukoski, Daniella Rangellova, Dimitar Stevanaxhia, Bllagica Llasovska, Goran Misovski, Damjan Mançevski, Petre Shilegov, Muhamed Zeqiri, Ivana Tufegxhik, Xhevat Ademi dhe Zeqiria Ibrahimi.

Ashtu edhe siç u paralajmërua për mosprezencën e VMRO-DPMNE-së, ata nuk morën pjesë në përzgjedhjen e këtij Komisioni.

Pas kësaj Kuvendi duhet të vazhdojë seancën e dytë për zgjedhje të trupave punues pas së cilës vijon seanca për diskutim të përbërjes dhe programit të ri Qeveritar.

Enjoyed this video?
Kuvendi-Parlamenti-i-Mk-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"