Ujësjellësi i kalon në “derë”, Orizarja e Likovës s’ka ujë (VIDEO)

Published on 12-07-2017

Në listën e fshatrave pa ujësjellës bën pjesë edhe Orizarja. Edhe në këtë fshat është sjellë rrjeti i ujësjellësit, janë vendosur gypat dhe ka mbetur vetëm që të lëshohet uji, mirëpo për një gjë të këtillë banorët po presin për një vit e më shumë. Ndërkaq për momentin hasin në vështirësi për furnizim me ujë të pijshëm.

BANORËT:

“Prej shumë vitesh është, premtohet dhe nuk realizohet asgjë, vetëm vjedhje, këtu nuk ka asgjë tjetër. Kryetari i komunës e ka marrë mandatet, 2-3 mandate dhe nuk ka realizuar asgjë. Ekanë lëshuar gypin kryesor, e kanë dërguar deri në fshatin Sllupçan dhe është ndërprerë…Uji shkon tek lagjet maqedonase në Rajkovokuq, nëpër qytet gjithandej. Këtu nuk ka”.

“Partia jonë që ka qenë në pushtet, BDI-ja, asgjë nuk kanë bërë për ujë, apsolutisht. E kanë vendosur një sistem për t’i lidhur gjitha fshatrat e komunë së Likovës. E kanë vendosur prej atje tek penda, e kanë sjellur në Orizare, prej këtu e kanë dërguar në Sllupçan tek lumi aty që është dhe e kanë lënë aty dhe andej nga Mateçi…ai sistem nuk ka ujë apsolut”.
Banorët thonë se ky fshat furnizohet vetëm prej puseve pasi këtë e kanë burim të vetëm. Ata shprehin shqetësimin për bashkëfshatarët e tyre të cilët nuk kanë të hapur puse dhe duhet të bartin ujë prej fshatrave të tjera.

BANORËT:

“Ujë ka shumë pak, ai ujë nuk na mjafton, më shuëm prej bunareve punojmë. Ato që nuk kanë ujë e kanë më të vështirë”.

“Jo nuk ka, ka vetëm pak. E lëshojnë vetëm nga një orë dhe pastaj ndalet…Nuk kemi ujë mjaftueshëm, kemi hapur bunare”.

“Kemi problem me ujin, mos me qenë bunaret, shumë keq është….Verës është mjaft keq për ujë”.
Kryetar i bashkësisë lokale Xhevat Shabani thotë se ndërprerja e projektit për ujësjellësin është nga shkaqe finansiare.

“Komuna ka punuar shumë , pa ndalur, prej tek penda e e përme, e poshtme, në Likovë, Orizare, në Sllupçan, deri aty ka arritur. Kanë punuar shuëm vjet, tash pak janë ndalur, sigurisht varet prej finansave”, deklaroi Shabani.
Edhe nga Komuna e Likovës pranojnë se janë arsyet finansiare që kanë bërë të lihet përgjysmë projekti. Ata thonë se me buxhetin që atyre u është ndërë ata e kanë vendosur rrjetin e ujësjellësit, ndërsa tani presin që t’u ndahen edhe mjete tjera financiare në mënyrë që ta vazhdojnë realizimin e këtij projekti.

“Problemi i ujësjellësit në Komunën e Likovës deri më tani ende nuk është zgjidhur, pasi është projekt kapital, ku sipas llogarive të projektantëve profesional dhe fizibility studimit , shuma e përgjithshme e këtij projekti tejkalon 7 milionë euro. Por, ashtu siç kemi filluar dhe bashkëpunuar me pushtetin qendror, besojm se pushteti qendror aktual, do ti jap komunës tonë edhe më shumë prioritet se përpara edhe ky projekt shumë i rëndësishëm për ne do të bëhet realitet”, qëndron në përgjigjen e Komunës së Likovës.
Nga komuna e Likovës mëtej thonë se me ato mjete që do të ndahen, do të vazhdojë vendosja e gypit kryesor të ujit të pijshëm në drejtim të f.Mateç dhe f.Vishticë.

Enjoyed this video?
orizare
"No Thanks. Please Close This Box!"